13 Shkurt 2017 - 23:55
“Nuk ka pasur nevojë që të ngrihet kaq shumë si problem. Por si duket Qeverisë i ka konvenuar që qytetarët të kenë një problem të tillë përduar dhe të zvarritet kjo çështje”, ka thënë ai në “Interaktiv” të KTV-së.
Muja ka kujtuar se ka gati 3 vjet që po kalojnë për demarkacionin dhe nuk po gjendet zgjidhje, teksa ka shtuar se kështu siç po duket nuk do të ketë edhe 3 vjet të tjera.
“Fajtori kryesor këtu është Qeveria që ka sjell material i cili është i kontestueshëm”, ka thënë Muja.
Kritika ka shprehur edhe në drejtim të opozitës, që siç ka thënë se ata “janë tubuar të ftuar nga organizata joqeveritare e nuk janë ulur në institucionin më të lartë legjislativ në vend për të biseduar”.
Ai ka kritikuar ashpër edhe Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, për të cilën ka thënë se po të ishte akademi nuk do të duhej të përfshihej në komisione që i emëron Qeveria. Kryeakademikut Hivzi Islami ia ka rikujtuar deklaratat dhe botimet e tij të mëhershme, që sipas tij, flasin në kundërshtim me bindjet që tash i ka ai për demarkacionin.
Ka kritikuar edhe punën e Komisionit qeveritar për matjen e territorit.
“Ky komision nuk mund të dalë me rezultate kompetente. Hiç disa emra ekspertësh, shumica aty nuk kanë lidhje me matje të territorit”, ka thënë Muja.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...