13 Shkurt 2017 - 23:38
Fjala është për një dokument, nga një studim i kohës së Jugosllavisë për ujërat.
“Në kuadër të saj është edhe Bjelluha, ku parashihen të bëhen dy diga. Dhe pikërisht kjo pjesë në kuadër të demarkacionit po kontestohet”, ka thënë Muja.
“Sipas informacioneve që kam ai material është marrë, është fotokopjuar dhe nuk është kthyer më. Unë pyeta se a është marrë nga ish-ministri Ferid Agani, dhe nëse po pse nuk është kthyer. E kuptoj se ministri Ferat Shala është i ri aty, por megjithatë ai duhet të përgjigjet”, ka thënë më tej Muaj.
Ai ka thënë se duhet të arsyetohet pse po mungon, për ndryshe, sipas tij, aty ka punë prokuroria.
“Ato duhet të kthehen aty. Është pjesë e një studimi të ujërave në kuadër të Jugosllavisë. Këto projekte mund të përdoren si dokument plotësues për ta argumentuar demarkacionin i cili po kontestohet”, ka thënë Muja.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...