Pensionistët: Qeveria po e mban peng vendimin e Strasburgut për pensionet

14 Shkurt 2017 - 07:01      

Sindikata e Pavarur e Pensionistëve dhe e Invalidëve e Kosovës ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po mban peng zbatimin e vendimit të Gjykatës së Strasburgut, sipas të cilit të gjithë kontributdhënësit e periudhës deri më 1999 gëzojnë të drejtën e pensionit nga Serbia.

Në listën e kontributdhënësve janë 61.750 persona, ndaj të cilëve Serbia ka detyrim ligjor ndërkombëtar që të paguajë shumën e mbi 2 miliardë eurove, shkruan sot Koha Ditore.

Serbia ka marrë në kontroll Fondin Pensional të Kosovës, në vitin 1999, kur sipas të dhënave të atëhershme kanë qenë afro 90 mijë përfitues.

Shaban Kelmendi, këshilltar i Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës, ka një kohë të gjatë që po kërkon listat e këtyre personave për t’i dërguar në Gjykatën e Strasburgut.

Këtë hap e ka marrë pasi që 5 vite më parë atij i ishte njohur e drejta për të gëzuar pensionin e tij nga kjo gjykatë që njihet si Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, Kelmendi ka thënë se çdo muaj i merr nga 581 euro në Graçanicë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...