Foto: Koha / ilustrim

Gallup: Për Kosovën e Shqipërinë, NATO është “shpëtim”, për Serbinë e Rusinë “kërcënim”

13 Shkurt 2017 - 22:22      

Serbia dhe Rusia janë të vetmet shtete në Evropën Lindore ku një shumicë e konsiderueshme e qytetarëve e shohin NATO-n si kërcënim.

Këto të dhëna janë publikuar nga Gallup të bazuara në një sondazh.

“Përderisa Presidenti amerikan Donald Trump, madje qysh në janar, i ishte referuar NATO-s si ‘e vjetërsuar’, banorë në shumë shtete anëtare të NATO-s në Evropën Lindore e ndërlidhin aleancën me mbrojtjen e vendeve të tyre”, ka thënë agjencia, derisa ka prezantuar të dhënat në ueb-faqen e saj, raporton Koha.net.

Sipas sondazhit, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria dhe Greqia janë vendet ku shumica e respodentëve thanë se e konsiderojnë aleancën ushtarake Perëndimore as si kërcënim e as si mbrojtje.

Situatë e ngjashme është edhe në Mal të Zi, (mbrojtja-kërcënimi-asnjëra: 21-29-35) – përderisa “të gjitha vendet tjera të Evropës Lindore e shohin NATO-n si mbrojtje”.

Në Serbi, vetëm gjashtë për qind e ndanin këtë mendim në raport me 64 për qind që thanë se NATO ishte kërcënim, kurse 19 për qind thanë “asnjëra”.

Në Rusi, 3 për qind thanë “mbrojtje”, 67 për qind “kërcënim” dhe 20 për qind “asnjërën”.

Në Kosovë, thotë Gallupi, shifrat ishin 90 për qind “mbrojtje”, 3 për qind “kërcënim” dhe 6 për qind “asnjërën”.

Në Shqipëri raporti ishte (70-3-22), në Poloni (62-8-22), Lituani (57-12-25) dhe në Estoni (52-17-26).

Kroacia është në vendin e gjashtë (52-17-19). Ndonëse nën 50 për qind e respodentëve në Hungari, Letoni, Republikën Çeke, Maqedoni e Sllovaki e mendojnë NATO-n si “mbrojtje” – nën 20 për qind e shohin atë si “kërcënim”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...