Foto: Koha / ilustrim

Pakënaqësi për paga mes prokurorëve specialë dhe gjykatësve të krimeve të rënda [video]

13 Shkurt 2017 - 21:02      

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, i ftuar në emisionin “Puls” të KTV-së për të debatuar për problemet në gjyqësorin e Kosovës, thotë t’i jetë zvogëluar buxheti gjykatave.

“Sa i përket buxhetit për gjykata, ne kemi kërkuar 20 milionë euro për paga dhe mëditje kurse janë miratuar vetëm 16 milionë euro. Pra deputetët na i kanë zvogëluar për 4 milionë euro buxhetin. Buxheti total në nivel vendi nuk e arrin as 2% për gjykata, pra për gjykata jepet më pak se 2% e buxhetit të Kosovës”, theksoi Idrizi, raporton Koha.net.

Kreu i KGJK-së tha se kanë edhe problemin e pagesës së gjykatësve të krimeve të rënda, ndërsa tregoi edhe për pagat që marrin prokurorët dhe gjykatësit specialë.

“Prokurori i Speciales i merr 1700 euro kurse gjyqtari i krimeve të rënda i merr 980 euro, ndërsa të dy merren me të njëjtën lëndë. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek gjyqtarët e krimeve të rënda dhe nuk kemi hasur në mirëkuptim për t’i rritur pagat”, potencoi ai.


Pakënaqësi për paga mes prokurorëve specialë... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...