Foto: Reuters / ilustrim

“Gjatë 2016-ës u burgosën 60 persona për korrupsion” [video]

13 Shkurt 2017 - 20:44      

Nehat Idrizi, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i ftuar në emisionin “Puls” të KTV-së për të debatuar për problemet në gjyqësorin e Kosovës, ka folur për lëndët e korrupsionit.

Idrizi tha se në fillim të vitit 2016 kanë qenë 407 lëndë të natyrës korruptive ku të përfshirë ishin 956 persona.

Ndërsa më pas janë pranuar edhe 232 lëndë me 502 persona të akuzuar.

“Gjithsejtë në vitin 2016 kanë qenë 639 lëndë me gjithsejtë 1458 persona të akuzuar. Deri më tani janë përfunduar 47 lëndë ku janë dënuar me burg 60 persona. 33 lëndë janë përfunduar me dënim me gjobë ku janë përfshirë 41 persona. 51 dënime me kusht ku janë përfshi 67 persona. 70 lëndë me aktgjykim lirues ku janë përfshirë 146 persona. 31 lëndë me aktgjykim refuzues ku janë përfshi 70 persona”, theksoi Idrizi, raporton Koha.net.

Sipas kreut të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjithsejtë lëndë të zgjidhura janë 284 me 594 persona kurse për momentin 355 lëndë janë të pazgjidhura me 864 persona të akuzuar për keqpërdorim detyre, korrupsion, etj.. 


“Gjatë 2016-ës u burgosën 60 persona për... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...