13 Shkurt 2017 - 20:25
I ftuar i emisionit ishte njeriu i parë i gjykatave të Kosovës, Nehat Idrizi, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Sa i përket rekrutimit të stafit të ri me gjykatës, Idrizi tha se për 61 pozita kanë aplikuar 217 kandidatë, mirëpo kur janë futur në testin kualifikues, sipas tij, shumica prej tyre kanë rënë.
“Vetëm 75 kandidatë e kanë kaluar testin kualifikues”, theksoi Idrizi.
“Ne si KGJK e kemi zvogëluar kriterin e kalueshmërisë për gjykatës të rinj edhe atë në mes të konkursit. Ka pasur reagime dhe shqetësime nga ana e BE-së dhe OJQ-ve, një nga anëtarët e KGJK-së ka propozuar që të ulet kriteri i kalueshmërisë, nga 45 pikë të ulet në 40 pikë. Nuk është hera e parë që KGJK e bënë këtë ulje të kalueshmërisë”, u shpreh kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...