Idrizi: Marrëveshja e Brukselit për gjyqësorin në veri s’po gjen zbatim

13 Shkurt 2017 - 20:17      

Sonte në emisionin “Puls” në KTV, u debatua për problemet e gjyqësorit të Kosovës.

I ftuar i emisionit ishte njeriu i parë i gjykatave të Kosovës, Nehat Idrizi, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Duke folur për hapjen e Gjykatës Themelore në veri të Kosovës, Idrizi tha se marrëveshja e nënshkruar mes dy kryeministrave, atij të Kosovës dhe të Serbisë në Bruksel, pikërisht për këtë gjykatë, nuk po gjen zbatim.

“Edhe pse është nënshkruar marrëveshja mes dy kryeministrave në Bruksel në vitin 2015, me ndërmjetësimin e BE-së e cila ishte edhe garantuese e marrëveshjes, ende nuk po ka sukses. Nuk ka filluar së zbatuari kjo marrëveshje që të hapet kjo gjykatë”, ka thënë Idrizi.

Sipas tij, kryetari i Gjykatës në Mitrovicë do jetë nga komuniteti serb, kurse kryeprokurori i shtetit do të jetë shqiptar. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...