Shtëpia-shkollë e viteve të ’90-a do të shndërrohet në muze [video]

13 Shkurt 2017 - 19:37      

Në vitet e 90-a, shtëpia e Mehmet Aliut shërbeu si shkollë. Kur nxënësit u dëbuan nga shkolla, pronari i shtëpisë, Mehmeti, vendosi që shtëpinë e tij ta kalojë në dispozicion të gjimnazit “Sami Frashëri”.

18 vjet pas luftës, përveç rinovimit, ky objekt asnjëherë nuk kaloi në mbrojtje të shtetit, siç ishte premtuar, raporton Koha.net.

E, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, thotë se shtëpia do të kthehet në muze.

Ministri i Diasporës, Valon Murati ishte nxënës i kësaj shkolle dhe mendon që shteti duhet ta ruajë këtë objekt.

Në kohën e okupimit, Kosova u detyrua të krijojë sistem paralel të mësimit duke shndërruar hapësira të ndryshme në shkolla. Po ashtu u formua edhe fondi financiar në të cilin shqiptarët si brenda ashtu edhe jashtë vendit kontribuuan me 3% të të ardhurave të tyre.


Shtëpia-shkollë e viteve të ’90-a do të... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...