13 Shkurt 2017 - 20:20
Sovraniteti i republikës është i pranishëm vetëm përmes policisë së udhëhequr nga një komandat serb dhe gjykatave të kryesuara nga EULEX-i, raporton KTV.
Kjo pjesë e Kosovës tashmë ka shfaqur ambicien e saj që nëpërmjet Asociacionit të Komunave Serbe të kërkojë shkëputjen dhe pavarësimin e saj.
Fajtorë për këto ide, për njohësin e çështjes së decentralizimit, Avni Zogiani është vetë politika kosovare, e cila dështoi të mbrojnë territorin e veriut, as ashtu siç parashihej në pakon e Ahtisaarit.
Besnik Tahiri është njëri ndër politikanët që është marrë vazhdimisht me çështjen e decentralizimit dhe zbatimin e politikave të dala nga plani i Ahtisaarit.
Tahiri thotë se krijimi i një asociacioni mono-etnik bie në kundërshtim me vetë thelbin kryesor të Pakos së Ahtisaarit e që është shpallja e pavarësisë së Kosovës si një shtet multietnik.
Tahiri madje është i mendimit se nuk është në interesin e Serbisë ndarja e Kosovës e as marrja e Mitrovicës.
Sipas tij, Serbia po e shfrytëzon atë vetëm si platformë për të ndërtuar kauzën që ta përdorë në bisedimet e Brukselit dhe për vota e nacionalistëve në Serbi.
Por, Zogiani beson se Serbiado të përdorë metodën e njëjtë siç bëri në ndarjen e Bosnjë Hercegovinës.
Pakoja e Ahtisaarit në bazë të së cilës u shpall edhe pavarësia e Kosovës, në aneksin III, kishte paraparë themelimin e një sistemi të avancuar dhe të qëndrueshëm të vetëqeverisjes lokale në Kosovë.
Me këtë parashihej trajtimi i shqetësimeve legjitime të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve tjera që nuk përbëjnë shumicën.
Por, presidenti serb Tomisllav Nikoliq në takimin e fundit në Bruksel, hapur tha se nëpërmjet asociacionit do të kërkojnë pavarësi të komunave serbe nga Kosova.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...