Muja akuzon Qeverinë se nuk e ktheu te Arkivi dokumentin e viteve ‘80 të matjes së territorit [video]

13 Shkurt 2017 - 19:16      

Një dokumentacion që lidhet me matjet e bëra në pjesën e quajtur Bjelluhë në kufi me Malin e Zi ka ngritur një numër pyetjesh rreth problematikës së demarkacionit.

Ishte deputeti i PDK-së në komisionin për bujqësi, Shaip Muja, ai që ka ngritur alarmin për, siç ka thënë, moskthimin e këtij dokumenti të marrë nga Arkivi i Kosovës nga zyrtarët shtetërorë.

Dhe, për këtë Muja ka kërkuar edhe ndërhyrjen e prokurorisë.

Mirëpo, për këto të dhëna nuk kishin fare informacion drejtuesit e Ministrisë së Ambientit, të cilët ishin të ftuar për raportim në mbledhjen e komisionit për Bujqësi.

Madje, të njëjtët edhe hezitonin gjithë kohës të flisnin për demarkacionin, pavarësisht insistimit të 3 prej 6 anëtarëve.

Në këtë raportim, ministri Ferati ka folur edhe për ndotjen e ajrit me ç’rast ka thënë se vendi e ka të vështirë të marrë masa dhe se kërkohen 4 milionë dollarë me qëllim të vendosjes së matësve në të gjitha komunat dhe ndërrimin e pajisjeve ekzistuese.

Sidoqoftë, për këtë çështje kishte shumë ankesa.

Kanë përmendur një numër të madh të ligjeve që do t’i ndryshojnë ose që do të jenë të reja.

Një ndryshim pritet t’i bëhet edhe ligjit për ndërtimet pa leje, pasi që nga mbi 350 mijë ndërtime pa leje ka pasur vetëm 6 mijë kërkesa.


Muja akuzon Qeverinë se nuk e ktheu te Arkivi... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...