Hoxhaj pret mbështetjen e SHBA-së në synimet për ndërkombëtarizim

13 Shkurt 2017 - 18:10      

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim drejtorin e Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

Gjatë këtij takimi palët diskutuan për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në politikën e jashtme për këtë vit, jo vetëm në aspektin bilateral por edhe në atë multilateral, duke përfshirë dhe organizatat ndërkombëtare dhe procese të tjera me rëndësi për Kosovën.

“Biseduam për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në politikën e jashtme për këtë vit. Bashkëpunimi ynë tashmë nuk do të jetë vetëm bilateral por do të zgjerohemi edhe në planin multilateral, organizata ndërkombëtare dhe shumë procese të tjera të rëndësishme për Kosovën, ku do të ketë përfshirje më të madhe të Departamentit Amerikan të Shtetit”, ka thënë Hoxhaj.

Nga ana e tij, Palmer ka deklaruar se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës dhe Ballkanit është i pandryshueshëm.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...