Qytetet e fshatrat që mbesin pa rrymë nesër e pasnesër

13 Shkurt 2017 - 17:12      

KEDS ka njoftuar për shkyçjet e organizuara në dy ditët e ardshme.

KEDS njofton se më 14.02.2017 në kV Podujeva do të shkyçet dalja 10 kV Fshatrat 2 prej orës 09:00 deri në orën 09:30. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Sibovc, Penuhë e Ulët, Penuhë e Epërme, Lluzhan, TS Kasablanka Privat, Shakovicë, Sallabaëj, Majac, Lupç i Epërm, Popovë, Bulliqët dhe Potok.

Më 15 shkurt në Ferizaj do të shkyçet dalja 10 kV Banka prej orës 11:00 deri 13:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Dëshmorët e Kombit, Spitali; qershori (një pjesë).

Po ashtu më 15.02.2017 në kV Bibaj do të shkyçet dalja 10 kV Vëllezërit Gërvalla prej orës 09:00 deri në ora 10:00 si dhe nga ora 13:00 deri në ora 14:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Vëllezërit Gervalla, Magjistralja Prishtinë-Shkup (pjesa prej urës deri te HIB Petroli), 28 Nëntori, Astrit Bytyqi, Haki Braha, Emin Duraku (një pjese), rruga e Talinovcit dhe Lagjja e Re.

Edhe dalja 10 kV Drejtimi i Qytetit do të shkyçet nga ora 10:00 deri në ora 12:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: qyteti (një pjesë), rr. Rexhep Bislimi, rr. Hasan Prishtina, TS Pylltari dhe grupi i bizneseve.

Më 15.02.2017 në Fushë-Kosovë do të shkyçet dalja 10 kV Shtëpia e Kulturës prej orës 11:00 deri në ora 13:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Qendra e Fushë-Kosovës te Stacioni i trenit dhe ana e majtë deri te rruga e çerdhes.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...