13 Shkurt 2017 - 16:25
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrisë, gjatë takimit, është biseduar gjerësisht për proceset në Kosovë si dhe bashkëpunimin e mëtejme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kryeministri Mustafa e njoftoi z. Palmer për progresin e shumanshëm në Kosovë, për zhvillim ekonomik, avancimin e proceseve euroatlantike si dhe fuqizimin e shtetësisë e të subjektivitetit ndërkombëtar. Duke e falënderuar për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, gjatë takimit, u bisedua edhe për proceset tjera duke veçuar rëndësinë e adresimit të çështjes së ratifikimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, si dhe çështjet tjera të rëndësishme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës, siç janë transformimi i FSK-së, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, vazhdimi i dialogut evropian për normalizimin e raporteve ndërshtetërore me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura.
Drejtori i Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer, vlerësoi të arriturat në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për avancimin e agjendës integruese dhe zhvillimore.
Palmer, po ashtu, shprehu përkrahjen e mëtutjeshme të SHBA-ve për Kosovën dhe për rajonin.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...