Vlerësohet pronari i shtëpisë – shkollë ku diplomuan dhjetë breza gjimnazistësh

13 Shkurt 2017 - 15:35      

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministri i Diasporës, Valon Murati, vizituan shtëpinë-shkollë në Kodrën e Trimave, të pronarit Mehmet Aliu – Hertica, njofton kumtesa nga MASHT, transmeton Koha.net.

Bajrami, me këtë rast ka vlerësuar lartë kontributin e familjes së pronarit Mehmet Aliu, i cili objektin e shtëpisë së tij e shndërroi në shkollë, në të cilën patën diplomuar dhjetë gjenerata të gjimnazit “Sami Frashëri”.

Ai theksoi se në kohën e mbijetesës së shkollave shqipe, familja Hertica shtëpinë e vet e shndërroi në tempull të rezistencës, duke shënuar një moment historik të mbrojtjes së arsimit shqip.

“Është një akt madhor i kësaj familje, e cila kishte vendosur që hapësirat e veta familjare dhe tërë familjen ta vënë në përkushtim të mbrojtjes së shkollave shqipe. Nuk do të ishim të lirë dhe të pavarur po të mos ishte kjo rezistencë dhe këta veprimtarë, të cilët mundësuan mbijetesën e arsimit shqip, arsim ky i cili nuk kishte për qëllim vetëm shkollimin, por edhe përgatitjen e gjeneratës së re për luftë çlirimtare”, u shpreh ministri Bajrami.

Ministri Bajrami po ashtu tha se, Qeveria e Kosovës do të bëjë restaurimin e këtij objekti, i cili do të jetë muze i mbijetesës së arsimit në gjuhën shqipe në kohën e okupimit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...