13 Shkurt 2017 - 15:06
Ka qenë deputeti i PDK-së në komisionin për bujqësi, Shaip Muja ai që ka ngritur alarmin për siç ka thënë mos kthimin e këtij dokumenti të marrë nga Arkivi i Kosovës nga zyrtarët shtetërorë.
Nga ana tjetër, ministri i Mjedisit, Ferat Shala ka thënë të mos ketë ndonjë informacion në lidhje me këtë dokumentacion. Ky i fundit nuk ka preferuar të flas shumë për çështjen e demarkacionit, përpos që ka thënë se kjo ministri ka dërguar një ekspert të ujërave në Komisionin për Matjen e Territorit.
Sa i përket kësaj teme, sekretari i kësaj ministrie Arben Çitaku ka thënë se matjet do të nisin nga dy pikat doganore në veri të vendit, 1 dhe 31.
Sa i përket ndotjes së ajrit, zyrtarë të kësaj ministrie kanë thënë se deri në fund të këtij viti do të bëhet Ligji për ndotjen e ajrit, ndërsa janë në bisedime me Sfidat e Mileniumit për të marrë 4 milionë dollarë me qëllim të vendosjes së matësve në të gjitha komunat dhe ndërrimin e pajisjeve ekzistuese.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...