Ministria mbështet fermerët e Suharekës

13 Shkurt 2017 - 14:49      

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, me të cilin ka biseduar për masat mbështetëse të këtij viti, të cilat janë përfshirë në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si dhe për Programin e Pagesave Direkte.

Krasniqi e njoftoi kryetarin më hollësisht për skemat mbështetëse të këtij programi, në kuadër të cilave përfshihet edhe sektori i perimtarisë dhe pemëtarisë, në të cilat kjo komunë ka potencial të shtuar për të rritur nivelin e prodhimtarisë, e që sipas ministrit mund të gjejnë mbështetje të madhe si përmes granteve investive, ashtu edhe përmes pagesave direkte.

Po ashtu, në takim u bisedua edhe për projektin e Komunës së Suharekës për Zonën Ekonomike, për çka tashmë janë përmbyllur procedurat dhe pritet finalizimi i kësaj iniciative me rëndësi për zhvillimin ekonomik të komunës.

Nga ana e tij, kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj, e falënderoi ministrin për gatishmërinë për përkrahje dhe për avancim të projekteve në këtë sektor. Asllanaj e njoftoi ministrin për sfidat dhe të arriturat e komunës në fushën e bujqësisë, dhe shprehi përkushtimin për të bashkëpunuar edhe më tej me këtë ministri, me qëllim të realizimit të projekteve të reja në këtë sektor. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...