13 Shkurt 2017 - 14:33
Në këtë forum po marrin pjesë rreth 450 investitorë nga 54 vende të botës, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, asociacioneve të biznesit nga gjithë bota, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Bajrami ishte moderuese e njërit nga panelet më të rëndësishme të këtij forumi ku u diskutua rreth krijimit të politikave inovative dhe instrumenteve financiare në të mirë të fuqizimit të NVM-ve qoftë në fazën fillestare e deri tek rritja dhe fuqizimi i tyre.
Bajrami në adresimin e saj theksoi se NVM-të përbëjnë rreth 90 % të totalit të ndërmarrjeve në nivel botëror dhe janë bartëset kryesore të vendeve të punës. Megjithatë, qasja në financa është një nga vështirësitë kryesore për ndërmarrjet e reja të cilat kanë ide dhe projekte inovative, mirëpo e kanë të vështirë të gjejnë financim adekuat për jetësimin e projekteve të tyre.
Bajrami tha se duhet ta intensifikojmë bashkëpunimin në nivel ndërkombëtar për të gjetur qasje kreative në mënyrë që të mbyllim këtë zbrazëti lidhur me qasjen në financa për NVM-të të cilat deri tani kanë pasur vështirësi ose e kanë pasur pothuaj të pamundur qasjen në financa përmes sistemit tradicional bankar. Është shumë e rëndësishme që së bashku, institucionet qeveritare dhe ato private të eksplorojnë mundësi me qëllim të gjetjes së instrumenteve alternative për adresimin e kësaj sfide e cila, vazhdoi ministrja, do të ofronte mundësi që projektet inovative të marrin formë si biznese të suksesshme duke krijuar vende të reja pune dhe vlerë të shtuar ekonomike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...