Palmer në Prishtinë: Qëndrimi i SHBA-së për Kosovën, i pandryshueshëm

13 Shkurt 2017 - 14:15      

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot Drejtorin e Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Metthew Palmer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Drejtori i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Metthew Palmer, ka pohuar se qëndrimi i SHBA-ve karshi Kosovës dhe Ballkanit është i pandryshueshëm, njofton kumtesa nga Kuvendi, transmeton Koha.net.

Veseli ka falënderuar Palmer për vizitën e tij, duke konfirmuar më tej se Kosova do të vazhdojë në rrugën e saj drejt konsolidimit të shtetit, si dhe përkushtimin e palëkundur për integrim në BE dhe fuqizimin e demokracisë.

Kreu i Kuvendit ka siguruar Palmerin se Kosova do t'i përmbushë obligimet e saj ndërkombëtare, pjesë e së cilës është edhe ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai, po ashtu, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë është tepër i rëndësishëm për të ardhmen e dy vendeve dhe stabilitetin në Ballkan.

Veseli dhe Palmer kanë diskutuar edhe për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës. Kryeparlamentari është zotuar se ky proces do të bëhet në koordinim të plotë me SHBA-në.

Drejtori i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Metthew Palmer, nga ana e tij, ka pohuar se qëndrimi i SHBA-ve karshi Kosovës dhe Ballkanit është i pandryshueshëm.

Ai ka thënë se SHBA do të vazhdojë ta përkrahë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se dialogu është mënyra më e mirë për të ecur përpara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...