Mustafa: Kosova s’ka arsye t’i frikësohet të kaluarës, por duhet të punojë për të ardhmen

13 Shkurt 2017 - 12:42      

Kosova është shtet që nuk ka frikë nga e kaluara dhe ka të drejtë të jetë krejtësisht e sigurt për të ardhmen e vet, është shprehur kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke marrë pjesë në diskutimin që po zhvillohet në takimin e parë konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim, i thirrur nga presidenti i vendit Hashim Thaçi.

“Konsideroj se Kosova është shtet që nuk ka frikë nga e kaluara dhe ka të drejtë të jetë krejtësisht i sigurt për të ardhmen e vet. Për askënd në Kosovë e kaluara nuk ka qenë aspak e lehtë, por as e ardhmja nuk është e tillë”, citojnë mediet të jetë shprehur Mustafa.

“Me ndihmën e BE-së dhe SHBA-së dhe partnerëve tanë strategjikë jemi për normalizimin e marrëdhënieve në rajon, pra edhe me Serbinë, dhe forcimin paqes dhe sigurisë gjithashtu. Jemi të bindur se në këtë qasje relaksohen dhe harmonizohen raportet ndërmjet komuniteteve tona. Integrimet evropiane për ne janë çelësi i kësaj të ardhme. Natyrisht se e kaluara nuk mund të harrohet dhe çdo krim dhe vrasje duhet të dënohet”, ka thënë kryeministri.

Duke luftuar të djeshmen e keqe mund të ndërtojmë të mirën e sotme dhe të ndërtojmë të mirën për gjeneratat e ardhshme. “Asnjë e keqe dhe vrasje nga e kaluar nuk mund të na ndalojë për të ardhmen tonë, nëse ajo ndëshkohet dhe zbatohet mjaftueshëm”, ka shtuar Mustafa, .

“Ne do të merremi me të kaluarën, por pa frikë se e dëmtojmë të sotmen. Me këtë do të merremi me qëllim që të krijojmë besim se do të ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët. Kemi memorie historike dhe individuale për atë që kemi kapërcyer në të kaluarën dhe nuk duam të bëhemi peng i kësaj të kaluare, por duhet të zbardhim qartë të kaluarën dhe në qoftë se i zbardhim të pagjeturit, vrasjet, dhunimet e shumta që kanë ndodhur gjatë luftës, dëmtimet e pronave dhe shkatërrimi i tyre , dëmet materiale dhe e gjithë kjo do të ndihmojë që ne të qartësojmë një të ardhme të përbashkët duke konkretizuar një të kaluar e cila për fat të keq ka qenë mjaft e hidhur”, tha ndër të tjera kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...