Foto: Koha / Arkivi

Nishani uron Steinmeierin

13 Shkurt 2017 - 12:38      

Kreu i Shtetit shqiptar Bujar Nishani uroi Presidentin e zgjedhur të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, me rastin e zgjedhjes në postin e lartë.

“Jam i bindur, thuhet në mesazh, se falë eksperiencës suaj të gjatë e shumëdimensionale, marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të partneritetit mes dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohen edhe më shumë gjatë mandatit tuaj presidencial”.

Ju siguroj se shqiptarët janë shumë mirënjohës për ndihmën e madhe që Gjermania dhe populli gjerman i kanë dhënë, veçanërisht për ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike pas ndryshimeve demokratike, si dhe një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social.

Me tej ne mesazh, Presidenti Nishani shpreh besimin se, “pavarësisht angazhimeve dhe sfidave të mëdha që keni përpara, vëmendja dhe mbështetja juaj ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, në procesin e integrimit evropian, do të vijojë të jetë shumë domethënëse. Me dëshirën për t’ju takuar në një kohë sa më të afërt, ju siguroj për dëshirën dhe vullnetin tim për të bashkëpunuar ngushtë me ju, si në funksion të intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe ashtu edhe për ato rajonale”, shkruhet në mesazhin e urimit të presidentit Nishani. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...