Hoxha: Para pajtimit - të rrëfehet e vërteta

13 Shkurt 2017 - 11:46      

Në takimin konsultativ të ftuar nga Presidenti Thaçi, për themelimin e Komisionit për të vërtetën dhe për pajtim, ministrja Hoxha mbajti fjalë rasti, duke filluar me një citat që thotë se “nëse synohet të arrihet njëmend pajtimi, fillimisht duhet të rrëfehet e vërteta”, dhe me këtë rast i dha përkrahje të plotë iniciativës së presidentit, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

“Iniciativa e ndërmarrë nga Presidenti i Shtetit për të themeluar komisionin për pajtimin dhe të vërtetën e shoh si vitale për zbatimin e obligimeve kushtetuese. Duke zbardhur të vërtetën dhe pajtimin për atë që ka ndodhur ne nderojmë viktimat dhe ruajmë përjetësinë e tyre. Por, po ashtu, nga ky pajtim ne ndërtojmë të tashmen dhe të ardhmen”, theksoi Hoxha, transmeton Koha.net.

Parimet e drejtësisë nuk bazohen mbi standarde etnike, por ato derivojnë nga premisat normative, në epiqendër të të cilave qëndron njeriu si qenie, theksoi ai.

Sipas saj, fati i të pagjeturve mbetet ende një barrë e rëndë për shoqërinë tonë, theksoi Ministrja Hoxha, po ashtu edhe kompensimi i viktimave vazhdon të mbetet ende një problem madhor, me gjithë masat që kemi ndërmarrë për tejkalimin e këtij problemi. Ndërkaq, ndëshkimi ligjor i fajtorëve për krimet e ushtruara mbi popullatën civile mbetet ende dëshpërues, duke marrë parasysh faktin se edhe 17 vjet pas lufte, deri më tani janë dënuar shumë pak persona për këtë tragjedi, të dhëna këto që tregojnë për një dobësi serioze sa i përket zbatimit të drejtësisë për atë që ka ndodhur.

Hoxha në fund shoti se pajtimi kërkon punë të përbashkët, sepse ashtu mbrohet demokracia dhe humaniteti në rend të parë, në saje të filozofisë së pajtimit mbrohet edhe Kushtetuta. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...