13 Shkurt 2017 - 11:11
Sipas ministrit Rrahmani, qëllimi i këtij dokumenti është jetësimi i vizionit për ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe të sigurta për të gjithë qytetarët e vendit.
Ai u shpreh se analiza e gjendjes aktuale të sistemit shëndetësor ka paraqitur nevojën e zhvillimit të ndryshimeve dhe zbatimit të reformës në sistemin shëndetësor, qoftë në aspektin e riorganizimit të sistemit aktual dhe institucioneve gjegjëse, ashtu edhe në sigurimin e qëndrueshmërisë financiare të sistemit.
Sipas Mybera Mustafës, këshilltare e kryeministrit për shëndetësi, strategjia sektoriale 2017- 2021, ka qenë e nevojshme për kohën dhe ofron kornizën se si do të funksionojë shëndetësia në pesë vitet e ardhshme.
Gjithashtu, ajo tha se kabineti i kryeministrit premton se sektori i shëndetësisë do të gjejë mbështetje në këtë institucion për përmirësim të shëndetësisë së Kosovës.
Ambasadorja e Luxenburgut, Anne Dostert, duke marrë pjesë në debat, u shpreh se miratimi dhe lansimi i kësaj strategjie tregon përkushtimin për të përmirësuar shëndetësinë kosovare.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...