Ben Blushi zgjidhet kryetari i partisë LIBRA

13 Shkurt 2017 - 10:21      

Deputeti Ben Blushi është zgjedhur kryetari i partisë LIBRA. Nëpërmjet një votimi elektronik brenda partisë Blushi ka arritur të marrë 95% të votave, kundrejt kandidatit tjetër Neritan Seferkolli me 5% të votave.

LIBRA zgjodhi edhe 20 anëtarët e saj, të cilët gjithashtu u zgjodhën përmes votimit elektronik.

Komisioni i Garancive Statutore, në përfundim të procesit të votimit brenda LIBRA-s, për kryetar dhe anëtarë të Bërthamës shpall rezultatet e votimit. Për herë të parë në Shqipëri është aplikuar një sistem votimi tërësisht elektronik, i garantuar, i fshehtë, i drejtpërdrejtë dhe demokratik me standardet më të larta, thuhet në deklaratën e LIBRA-s, pas votimit. LIBRA kreu zgjedhjet e para për organet drejtuese, zgjedhje të cilat rezultuan demokratike dhe një shprehje e lirë e vullnetit të anëtarëve të LIBRA.

Në përputhje me Statutin LIBRA nga kandidatët për kryetar rezulton fitues kanidati që ka marrë më shumë vota.

Në përputhje me Statutin neni 11, i cili parashikon kriterin e barazisë gjinore në anëtarët fitues të Bërthamës, rezultojnë fitues 15 femra, që kanë marrë më shumë vota, dhe 15 meshkuj që kanë marrë më shumë vota. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...