Foto: Koha

Anketa: 73 për qind e serbëve nuk do të luftonin për Kosovën

13 Shkurt 2017 - 09:06      

Shumica e madhe e qytetarëve të Serbisë mendon se nuk do të duhej hyrë në konflikt të armatosur që Kosova të bëhet pjesë përbërëse e Serbisë.

Këtë e ka dëshmuar hulumtimi i Qendrës për politikë të sigurisë së Beogradit.

Se nuk do të hyhej në luftë për shkak të Kosovës mendon 73 për qind e të anketuarve, 17 për qind nuk e dinë, ndërsa 10 për qind mendojnë se duhet hyrë në luftë, transmeton Koha.net.

Sipas hulumtimit, as shumica e votuesve të partive djathtiste si SRS e Dveri, nuk do të ishte e gatshme të merrte armët në duar për Kosovën , përcjell gazeta “blic” e Beogradit.

Më luftarakët janë të rinjtë të moshës nga 18 - 29 , nga të cilët 15 për qind do të hynin në luftë, ka thënë hulumtimi që është bërë nga 26 dhjetori deri më 14 janar.

Kur bëhet fjalë për pjesëtarët e partive, 70,6 për qind e të pyeturve nga SNS mendon se është e arsyeshme që të hyhet në luftë për Kosovën që ajo të mbetej në Serbi, te DS kjo përqindje është 86,5 e këtë qëndrim e ka edhe 70,2 përqindëshi i koalicionit SPS-PUPS-JS.

Për Kosovën nuk do të luftonin 57,5 për qind e të pyeturve nga Dveri, 87 për qind nga LDP, SDS dhe LSV dhe 50 për qind nga radikalët. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...