Foto: Koha / ilustrim

Asociacioni kthen Listën Serbe në institucione

13 Shkurt 2017 - 07:20      

Lista Serbe do ta shfrytëzojë si pretekst themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për t’iu kthyer me normë të plotë punës në Kuvend dhe Qeveri. Edhe pse ka disa muaj që zyrtarisht kjo listë i ka hyrë bojkotit institucional, ata nuk janë shkëputur plotësisht nga Qeveria.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, që janë në koalicion me Listën Serbe, nuk e kanë përjashtuar mundësinë që ditëve në vijim ky subjekt të kthehet edhe zyrtarisht. Ky është edhe kushti që ka vënë Qeveria, para se të nisin angazhimet për themelimin e asociacionit. Pas rrënimit të murit në Mitrovicë, edhe Brukseli ka kërkuar veprime nga Prishtina për ta përmbushur këtë obligim, i cili del nga marrëveshjet e Brukselit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, njëkohësisht zëvendësministër i Pushtetit Lokal, ka thënë për “Kohën Ditore” se ka indikacione për kthimin e Listës Serbe.

“Ne nuk e kemi ndërprerë komunikimin me përfaqësues të Listës Serbe asnjëherë. Besoj se kemi indikacione pozitive për kthimin e tyre, kemi një atmosferë të përshtatshme bashkëpunimi pas zgjidhjes së çështjes së murit. Megjithatë, vendimi për kthim do të jetë vendim i tyre”, ka thënë Gecaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...