Foto: Koha / ilustrim

Çmimet e konsumit në Kosovë po vazhdojnë të ngrihen

12 Shkurt 2017 - 20:50      

Çmimet e konsumit në Republikën e Kosovës kanë pësuar ngritje të vazhdueshme që nga viti 2008.

Qytetarët këtë rritje të çmimeve po e përballojnë më së vështiri. Sipas tyre familjet në Kosovë e kanë të vështirë përballjen me këto çmime pasi pagat vazhdojnë të mbesin të njëjta.

Kimete Ferati thotë se çmimet e larta janë problem për çdo familje në Kosovë, duke pasur parasysh të ardhurat e ulëta që kanë.

“Ka gjëra që në Perëndim janë më lirë se këtu. Nuk mund të ja plotësoj fëmijëve ose të tjerëve ushqimet që nevojiten shkaku i shëndetit dhe vitaminave”, tha ajo.

Rritjen e çmimeve të konsumit e konfirmon edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës.

“Çmimet mesatare të vitit 2016, krahasuar me çmimet mesatare të vitit 2015 kishin një rritje prej 0,3 për qind”, tha Ilir Berisha nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për televizionin publik.

Selatin Kaçaniku nga shoqata “Konsumatori”, dyshon se janë rritur çmimet edhe më shumë sesa që thotë ASK-ja.

Megjithatë ai thotë se edhe më këto të dhëna, nuk e di se si ia dalin familjet të mbijetojnë. “Nuk e di si ia del një familje pensionistësh, se di si ia del një familje që ka dëshmorë ose veteranë, nuk e di”, tha Kaçaniku. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...