Bënça, fshati ku jetohet me bimë mjekësore dhe pension

12 Shkurt 2017 - 20:35      

Bënça, e vendosur mes maleve, vetëm 5 km larg qytetit të Tepelenës, banohet vetëm nga pak blegtorë të moshuar. Të rinjtë janë në qytete apo në emigracion, gjë që po çon dita-ditës, sipas banorëve, në reduktimin e krerëve dhe tkurrjen e të vetmit burim të ardhurash për zonën.

Megjithëse e rrethuar me male kanione, pyll, lumë dhe monumente të trashëgimisë kulturore, Bënça nuk ka të ardhura të tjera, përveç blegtorisë, bimëve mjekësore dhe pensioneve të pleqërisë.

Asimi njëri prej banorëve thotë se ju desh ti shiste bagëtitë pasi nuk mundej më të kujdesej për to. “Ca jetojnë me pension, ca mbajnë ndonjë lopë apo 4-5 krerë dhi”, tha Asimi, i pyetur se me se jetojnë banorët aty, raporton Tch.

Të tjerë banorë të Bënçës thonë se nga 40 shtëpi të banuara, vetëm 5-6 familje kanë anëtarë të rinj dhe janë të afta të merren me blegtori. Bënça nuk ka tokë bujqësore, tregojnë të tjerë dhe ndër shekuj ka jetuar vetëm me malin.

“Unë tani jam pa punë dhe pres të shkrijë bora e të shkoj në mal, ku mbledhim bimë medicinale dhe i shesim për të siguruar të ardhura. Këtu te ne nuk ka toka bujqësore”, thotë një tjetër banor i fshatit.

Bënça përfaqëson një prej zonave më të rralla natyrore në Jug të vendit. Kanionet e famshme të Bënçës, ujësjellësi i Ali Pashës, një vepër madhështore inxhinierike, ushqimi, uji dhe larmia e bimësisë, ende janë resurse të pashfrytëzuara të zonës, të arritshme në më pak se 30 minuta prej rrugës nacionale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...