Në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, të miturit ndajnë ambientet me të rriturit [video]

12 Shkurt 2017 - 21:21      

Në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, të miturit ndajnë ambientet me të rriturit. Drejtori i këtij instituti, Gani Halilaj, thotë se ky institut është i mbingarkuar, prandaj ka kërkuar zgjidhje nga institucionet përkatëse.

Nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve thonë se mbajtja e të miturve në të njëjtin repart me të rriturit ndikon negativisht në risocializimin dhe integrimin e tyre, raporton KTV.

Zyrtarët e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, të cilët bëjnë monitorimin e institucioneve ku mbahen të privuar nga liria, thonë se që nga viti 2012, në Qendrën Korrektuese në Lipjan, vajzat e mitura ndajnë ambientet me të rriturat.

Fatmire Haliti nga kjo qendër konsideron se kjo është shkelje e të drejtave të njeriut dhe është e ndaluar me ligj.

Avokati i Popullit këtë e ka cilësuar shkelje e të drejtave të të miturve. Por kjo mohohet nga zyrtarët e Qendrës Korrektuese të Lipjanit.

Drejtori i kësaj qendre, Heset Loku, thotë se asnjëherë të miturit nuk kanë ndarë ambientet me të rriturit. 


Në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, të... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...