12 Shkurt 2017 - 19:10
Kjo prokurori, n137p137rmjet një përgjigjeje me postë elektronike ka konfirmuar se pas shqyrtimit të këtyre kallëzimeve penale ka marrë vendim që t’i mbyllë hetimet ndaj 49 personave. Ndërsa, ndaj 1 personi është hedhur poshtë kallëzimi penal, raporton KTV.
Megjithatë, prokuroria ka arritur të ngritë aktakuza ndaj 8 personave. Ndërsa, në fund të vitit 2016, Prokurorisë së Shtetit, si lëndë të pazgjidhura i kanë ngelur edhe 16 kallëzime penale me 17 persona të dyshuar.
Edhe këtë vit që nga muaji mars mbi 4000 mijë zyrtarë do të deklarojnë pasurinë e tyre në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit. Kjo agjenci thotë se qysh tash ka nisur përgatitjet, duke filluar nga trajnimi i stafit.
Por, organizatat “Çohu” që me vite të tëra kanë monitoruar procesin e deklarimit të pasurisë thonë se Agjencia në vazhdimësi po dështon të hetojë dhe ofrojë prova bindëse Prokurorisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...