Kontrabandohet radari ajror nga Shqipëria në Kosovë [video]

12 Shkurt 2017 - 19:07      

Rreth 8 milionë euro i ndau shteti për të blerë këtë radar sekondar, por që mijëra euro të tjera po hyjnë në të, edhe pse ka më pak se 4 vjet qëkur u ble.

Radari i Goleshit vazhdimisht ka pasur prishje, pavarësisht që kompania që e shiti thotë se atë e solli të ri, e po ashtu edhe ASHNA-ja zotohet se ishte i ri, raporton KTV.

Prishja e fundit i detyroi zyrtarët e Agjencisë që në natën e ndërrimit të moteve ta importojnë në mënyrë klandestine një pjesë rrotulluese “rotary joint”, e të cilën më pas e modifikuan në një punëtori mekanike në Ferizaj.

Por specifikacionet e kësaj pjese që ASHNA-ja thotë se e huazoi nga Shqipëria nuk janë në përshkrimin e dokumenteve të pajisjeve që kompania e kontraktuar nga Shqipëria TCN ia dorëzoi Agjencisë.

Sidoqoftë, pajisja e cila bazuar në raportin e inxhinierëve u montua në radarin e Goleshit më 3 janar pas orës 16, në doganat e Kosovës u lajmërua vetëm më 6 shkurt, disa ditë pasi KTV-ja kishte nisur hulumtimin rreth saj.

Në doganë e kanë konfirmuar se malli që është deklaruar më 6 shkurt i shpëtoi penalizimit pasi u vlerësua si deklarim vullnetar.  


Kontrabandohet radari ajror nga Shqipëria në... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...