Daçiq: Ushtria e Kosovës, e papranueshme - Haradinaj u arrestua si kriminel lufte, jo si politikan

12 Shkurt 2017 - 18:46      

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq, ka komentuar çështjen e shumëpërfolur kohëve të fundit, atë të formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Daçiq, që është edhe ministër i Punëve të Jashtme, ka thënë se formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është krejtësisht i papranueshëm, duke theksuar se për këtë nuk janë kundër vetëm serbët, “por edhe bashkësia ndërkombëtare”.

“Ushtria e Kosovës është absolutisht në kundërshtim me Rezolutën 1244 të OKB-së. Të vetmet forca të armatosura në KeM mund të jenë KFOR-i dhe asnjë tjetër”, ka thënë Daçiq gjatë një konference me gazetarë, transmeton Koha.net.

“Këtë ua kemi bërë të qartë të gjithëve, përfshirë NATO-s dhe BE-së, se për ne kjo është e papranueshme. Në rast të formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, atëherë hyn në fuqi mekanizmi se ata nuk mund të hyjnë në territore ku ka shumicë të popullatës serbe, pa pajtimin e KFOR-it”, ka shtuar shefi i diplomacisë serbe, raporton “Srbijadanas”.

Sipas tij, serbët sigurisht se nuk do të votojnë për formimin e Ushtrisë së Kosovës, duke shtuar se kjo do të rriste edhe më shumë jo-stabilitetin.

Daçiq foli edhe për çështjen e Haradinajt sërish, duke pohuar se Serbia nuk e ka lëshuar fletë-arrestin për Haradinajn si politikan, “por si njeri që ka kryer krime lufte dhe ka vrarë civilë”.

“Ai mundet që edhe do të lirohet, por për ne do të mbetet një kriminel lufte”, ka thënë Daçiq. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...