Foto: Koha / arkiv

Mustafa përshëndet zgjedhjen e Steinmeierit president të Gjermanisë

12 Shkurt 2017 - 17:20      

Ligjvënësit dhe përfaqësuesit e landeve të Gjermanisë e kanë zgjedhur të dielën, Frank-Walter Steinmeier, Presidentin e 12-të Federal të Gjermanisë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, zgjedhjen e Steinmeierit në këtë post e ka quajtur lajm të mirë për Kosovën, për rajonin dhe për të ardhmen e Bashkimit Evropian.

“Gjermania ka qenë dhe mbetet ndër partnerët strategjikë të Kosovës, që ka kontribuuar shumë në rindërtimin e Kosovës pas luftës, në krijimin e institucioneve demokratike, ka kontribuuar në zhvillimin ekonomik dhe në garantimin e paqes përmes pjesëmarrjes me trupa në KFOR”, thotë Mustafa.

Me Presidentin Steinmeier, sipas Mustafës, vendet e Ballkanit do të kenë një zë të fuqishëm në BE për të nxitur politikat e zhvillimit, integrimin e rajonit tonë në BE dhe për të garantuar paqen në këtë pjesë të Evropës.

“Qeveria dhe unë personalisht jemi të gatshëm që miqësinë dhe partneritetin strategjik me Gjermaninë ta vazhdojmë me nxitjen e bashkëpunimit ekonomik, sidomos nëpërmes inkurajimit të investimeve nga Gjermania dhe vendet tjera perëndimore në Kosovë”, ka përfunduar kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...