Foto: KOHA

Ramush Haradinaj: Kryeministri i opozitës

12 Shkurt 2017 - 18:50      

“E diela me Koha Ditore” në këtë numër, në vend të intervistës së javës, ka bërë një këndvështrim redaksional për ata që mund t’i identifikohen si fajtorët kryesorë pse këta nëntë vjet të Pavarësisë nuk prodhuan një Kosovë ndryshe.

Sigurisht, dikush mund të mos pajtohet me këtë listë, dhe shumëkush – përfshirë ne – do të thoshte se lista është shumë-shumë më e gjatë se kaq. Por, ky është një vështrim yni, në të cilin jemi kufizuar në 9 fajtorë për 9 vjet të çuar kryesisht dëm.

Ramush Haradinaj: Kryeministri i opozitës,

Ramush Haradinaj, gjatë nëntë vjetëve shtet, vetëm në këtë mandat ka luajtur rolin prej opozitari. Në fakt, në të tria mandatet zyrtarisht ishte pjesë e opozitës, mirëpo i ka ofruar bashkëpunim Hashim Thaçit thuajse në të gjitha proceset, nga dialogu me Serbinë e deri te një bashkëpunim afatgjatë ndërpartiak.

Gjatë këtyre viteve, një pjesë të madhe e ka kaluar në Tribunalin e Hagës, duke u përballur me akuzat për krime lufte. Pas triumfit, në Aeroportin e Prishtinës është pritur me tepih të kuq, të cilin ia kishte shtruar Thaçi. Dhe, pak ditë më vonë, i shkoi në zyrën partiake, për t’ia premtuar edhe bashkëpunimin. Oferta tunduese për t’i dhënë hise në pushtet, kishte bërë që Haradinaj të heshtte për shumë nga politikat e dëmshme qeveritare. Ai delegoi Blerim Shalën si koordinator të negociatave dhe partia e tij e përkrahu Marrëveshjen e prillit 2013.

Haradinaj është një nga ata meritorët që, edhe pas zgjedhjeve të fundit, të vazhdojë kursi i njëjtë politik qeverisës. Blloku opozitar prej katër partish që ishte bërë, qe shembur edhe për shkakun se Haradinaj kishte kushtëzuar qëndrimin në bllok me postin e kryeministrit. Dhe projekti qe shembur, por ai mbeti në opozitë, meqë PDK-ja zgjodhi LDK-në para partisë së Haradinajt që ishte e parafundit për kah fuqia e votave.

Lexo në numrin e sotëm të Kohës Ditore edhe për 8 fajtorët e tjerë: Hashim Thaçi: Kryefajtori, Atifete Jahjaga: 5 vjet në zarf, Isa Mustafa: Paterica e Hashimit, Albin Kurti: Ideologu i gazit, Kadri Veseli: Në hijen e SHIK-ut, Behgjet Pacolli: Biznesi + politika = afera e skandale, Edita Tahiri: “Zonja Fjollë”*, Fatmir Sejdiu: Fajtori i harruar

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...