12 Shkurt 2017 - 17:50
Sigurisht, dikush mund të mos pajtohet me këtë listë, dhe shumëkush – përfshirë ne – do të thoshte se lista është shumë-shumë më e gjatë se kaq. Por, ky është një vështrim yni, në të cilin jemi kufizuar në 9 fajtorë për 9 vjet të çuar kryesisht dëm.
Edita Tahiri: “Zonja Fjollë”*,
“Zonja Fjollë” është epiteti i fundit që ka marrë Edita Tahiri. Kjo për shkak të pasojave që ka lënë në emërtimin zyrtar të shtetit një marrëveshje e mbërritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Tahiri ka drejtuar dialogun teknik me fqinjin verior, që nga koha kur ai ka nisur, në vitin 2011. Një nga marrëveshjet është edhe ajo për përfaqësimin rajonal të Kosovës. Dhe Tahiri ka pranuar që në të tilla nisma shteti të përfaqësohet me denominimin “Kosovo*”. Asteriskut i është shoqëruar një fusnotë, në përmbajtjen e së cilës përmendet edhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dhe, duke e relativizuar koncesionin, asteriskun e kishte quajtur flluskë bore që do të shkrihej shpejt, por prej kur ai është vënë, kanë shkuar saktësisht 5 vjet.
Në fakt, shumë pasoja për shtetin kanë lënë marrëveshjet Kosovë-Serbi të mbërritura në Bruksel. Kjo për shkak se dialogu është përcjellë me shumë kompromise e legalizim të strukturave kriminale të Serbisë në Kosovë, që për vite rresht kanë cenuar shtetësinë. Ndërkaq, marrëveshja që më së shumti cenon funksionalitetin shtetëror është ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, mekanizëm të cilit i janë përshkruar edhe kompetenca ekzekutive.
Njihet edhe për deklaratat mohuese, që gjithmonë dalin të kundërta (kur thotë se nuk do të diskutohet kjo apo ajo temë, ndërkaq përherë diskutohet ajo në Bruksel)
Lexo në numrin e sotëm të Kohës Ditore edhe për 8 fajtorët e tjerë: Hashim Thaçi: Kryefajtori, Atifete Jahjaga: 5 vjet në zarf, Isa Mustafa: Paterica e Hashimit, Albin Kurti: Ideologu i gazit, Kadri Veseli: Në hijen e SHIK-ut, Behgjet Pacolli: Biznesi + politika = afera e skandale, Fatmir Sejdiu: Fajtori i harruar, Ramush Haradinaj: Kryeministri i opozitës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...