Foto: KOHA

Behgjet Pacolli: Biznesi + politika = afera e skandale

12 Shkurt 2017 - 17:20      

“E diela me Koha Ditore” në këtë numër, në vend të intervistës së javës, ka bërë një këndvështrim redaksional për ata që mund t’i identifikohen si fajtorët kryesorë pse këta nëntë vjet të Pavarësisë nuk prodhuan një Kosovë ndryshe.

Sigurisht, dikush mund të mos pajtohet me këtë listë, dhe shumëkush – përfshirë ne – do të thoshte se lista është shumë-shumë më e gjatë se kaq. Por, ky është një vështrim yni, në të cilin jemi kufizuar në 9 fajtorë për 9 vjet të çuar kryesisht dëm.

Behgjet Pacolli: Biznesi + politika = afera e skandale,

Behgjet Pacolli ishte për një mandat pjesë e pushtetit, kohë gjatë së cilës demonstroi disa politika të jashtëligjshme. Ishte përkohësisht president dhe pastaj zëvendëskryeministër.

Ai kishte arritur synimin jetësor për t’u vënë në majë të pushtetit, por krenaria mundi t’i zgjaste jo më shumë se 35 ditë. Kushtetuesja dha verdiktin që ishte një president i rrejshëm, meqë procedura e zgjedhjes ishte antikushtetuese. Nga shef shteti, ra në Ekzekutiv për të dëgjuar urdhrat e kryeministrit. E bënë zëvendëskryeministër për njohje dhe investime të huaja.

Kosova mundi të siguronte vetëm disa njohje gjatë kësaj kohe. Dhe, në proces lobimi, bëri edhe skandale diplomatike, sikur ai me Nigerinë që thoshte t’ia ketë njohur shtetësinë Kosovës. Në fakt, kishte prezantuar disa njohje nga vende afrikane, e që nuk ishin të tilla. Përgënjeshtrimin fillimisht e pati marrë nga vetë sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton.

Gjatë kësaj kohe, emri i miliarderit u përmend në disa afera korruptive, përfshirë edhe atë të procesit të dështuar të privatizimit të hotelit “Grand”. Në kapacitetin prej zëvendëskryeministri, ai firmosi një marrëveshje në Nigeri për të investuar jo më pak se 1.4 miliardë euro, ndërkaq bëri disa përpjekje për të marrë kontrollin edhe mbi “Trepçën”.

Lexo në numrin e sotëm të Kohës Ditore edhe për 8 fajtorët e tjerë: Hashim Thaçi: Kryefajtori, Atifete Jahjaga: 5 vjet në zarf, Isa Mustafa: Paterica e Hashimit, Albin Kurti: Ideologu i gazit, Kadri Veseli: Në hijen e SHIK-ut, Edita Tahiri: “Zonja Fjollë”*, Fatmir Sejdiu: Fajtori i harruar, Ramush Haradinaj: Kryeministri i opozitës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...