12 Shkurt 2017 - 16:20
Sigurisht, dikush mund të mos pajtohet me këtë listë, dhe shumëkush – përfshirë ne – do të thoshte se lista është shumë-shumë më e gjatë se kaq. Por, ky është një vështrim yni, në të cilin jemi kufizuar në 9 fajtorë për 9 vjet të çuar kryesisht dëm.
Albin Kurti: Ideologu i gazit,
Hise të fajit pse këta nëntë vjet të Pavarësisë nuk prodhuan një Kosovë ndryshe ka edhe lideri kryesor opozitar, Albin Kurti. Ai është ndër themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo e cila kombinon aktivitetin politik brenda dhe jashtë institucioneve, duke mos i zgjedhur metodat.
Vetëvendosje ka qenë kundërshtare e Pakos së Ahtisaarit, dokument mbi bazën e të cilit Kosova shpalli Pavarësinë në shkurt të vitit 2008. Albin Kurti i ka shpallur luftë demokratike me mjete jodemokratike shtetit të Kosovës.
Duke iu kundërvënë Qeverisë pas arritjes së marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Kurti ishte i pari që instaloi përdorimin e lëndëve kimike në përballjet politike. Këto veprime shokuan qytetarët dhe zunë vend kryesor në media ndërkombëtare.
Përveç si vend i krimit e korrupsionit, Kosova tani prezantohej edhe si shtet ku tempulli i demokracisë sulmohet me gaz lotsjellës. Me gjithë kundërshtimet ndaj metodave që vendosi të aplikojnë opozitarët, bombolat e gazit u hodhën edhe prej deputetëve tjerë opozitarë nga AAK-ja dhe Nisma. Për Kurtin gazi lotsjellës nuk është dhunë, por “Zajednica” është dhunë.
Kurti, i cili ka qenë pjesëmarrës i shumë protestave para dhe pas luftës në Kosovë, arsyetonte veprimet e tij se në protesta i kanë “ngrënë” mijëra bombola gazi. Ashpërsia e Kurtit dhe e subjektit që ai drejton nuk është treguar vetëm në raport me pushtetin.
Si partia më e madhe opozitare, Vetëvendosje nuk arriti ta mbante gjallë koalicionin me AAK-në dhe Nismën, i cili shihej si opsioni më i mirë që mund t’u kundërvihej dy partive më të mëdha, PDK-LDK, kurdo që të mbaheshin zgjedhjet e ardhshme.
Lexo në numrin e sotëm të Kohës Ditore edhe për 8 fajtorët e tjerë: Hashim Thaçi: Kryefajtori, Atifete Jahjaga: 5 vjet në zarf, Isa Mustafa: Paterica e Hashimit, Kadri Veseli: Në hijen e SHIK-ut, Behgjet Pacolli: Biznesi + politika = afera e skandale, Edita Tahiri: “Zonja Fjollë”*, Fatmir Sejdiu: Fajtori i harruar, Ramush Haradinaj: Kryeministri i opozitës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...