12 Shkurt 2017 - 15:50
Sigurisht, dikush mund të mos pajtohet me këtë listë, dhe shumëkush – përfshirë ne – do të thoshte se lista është shumë-shumë më e gjatë se kaq. Por, ky është një vështrim yni, në të cilin jemi kufizuar në 9 fajtorë për 9 vjet të çuar kryesisht dëm.
Isa Mustafa: Paterica e Hashimit,
Të dëshpëruar nga humbja e zgjedhjeve të 8 qershorit 2014, kryetari i LDK-së, aktualisht kryeministër Isa Mustafa, nënshkroi marrëveshje për bashkëqeverisje me AAK-në dhe Nismën. Për PDK-në rezervuan përgjigje negative në rast të ftesave për ta ndërtuar koalicionin. Treshen e opozitës nga 10 shtatori e forcoi edhe Lëvizja Vetëvendosje.
Në takimet e shpeshta, Mustafa nuk e lëshonte nga goja keqqeverisjen e PDK-së dhe qëllimin për ta përplasur atë në opozitë. Por, ky unitet i bllokut qëndroi deri në momentin kur opozitarët u bindën se posti i kryetarit të Kuvendit i takon vetëm PDK-së, si fituese e zgjedhjeve. Pazari për kulaçin e pushtetit theu bllokun opozitar. Mustafa nuk e pati problem që pas gjashtë muajsh ta bëjë transformimin rrënjësor, duke pranuar të hyjë në koalicion me PDK-në.
Kështu akademiku Mustafa ngjiti majat e pushtetit në Kosovë, duke u ndihmuar nga rivali më i madh politik, Hashim Thaçi, ndaj të cilit dhe partisë që ai drejton ka drejtuar edhe gishtin për vrasjet e aktivistëve të LDK-së, pas luftës në Kosovë. Mustafa kishte akuzuar PDK-në edhe për kapje të shtetit në të gjitha nivelit e shtetit. Sa ishte kryetar i Prishtinës, Mustafa kritikonte partnerin aktual për nepotizëm, emërime politike nëpër borde e agjenci të pavarura dhe partizim të shtetit. Por Isa Mustafa po ndjek të njëjtën politikë të kapjes së shtetit sikurse Hashim Thaçi.
Ai po e shtrin ndikimin qeveritar edhe në institucionet që janë të thirrura të veprojnë të pavarura, duke shpërfillur madje edhe sugjerimet e Raportit të Progresit. Pak ditë pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian në vitin 2015, i cili kërkonte shmangien e ndikimeve politike në gjyqësor dhe agjenci të pavarura, Qeveria kishte vendosur në krye të bordeve njerëzit që deri vonë i shërbenin partisë.
Gjatë qeverisjes Mustafa, vendi u përball edhe me protesta të mëdha, si rezultat i marrëveshjes për Asociacionin dhe demarkacionin. Me Mustafën kryeministër, vetëm gjatë vitit 2014-2015 nga Kosova drejt vendeve të Bashkimit Evropian ikën rreth 100 mijë qytetarë, për shkak të varfërisë e papunësisë, ani që i kishte premtuar 100 mijë vende pune. Plus është zgjedhur me aklamacion në krye të LDK-së.
Lexo në numrin e sotëm të Kohës Ditore edhe për 8 fajtorët e tjerë: Hashim Thaçi: Kryefajtori, Atifete Jahjaga: 5 vjet në zarf, Albin Kurti: Ideologu i gazit, Kadri Veseli: Në hijen e SHIK-ut, Behgjet Pacolli: Biznesi + politika = afera e skandale, Edita Tahiri: “Zonja Fjollë”*, Fatmir Sejdiu: Fajtori i harruar, Ramush Haradinaj: Kryeministri i opozitës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...