12 Shkurt 2017 - 15:27
“Jam i bindur se presidenti i zgjedhur Steinmeier dhe kancelarja Merkel do t’i adresojnë me përgjegjësitë më të larta të gjitha sfidat me të cilat po ballafaqohen shtetet e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.
Roli i Gjermanisë është dëshmuar si vendimtar për stabilitetin në rajon, kurse mbështetja gjermane për Kosovën ka ndikuar shumë edhe në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar”, ka thënë Thaçi.
Thaçi ka shtuar se miku i Kosovës, Frank-Walter Steinmeier, ka qenë mbështetës i vazhdueshëm edhe sa ishte Ministër i Jashtëm i Gjermanisë, veçanërisht për dialogun me Serbinë, ndaj të cilit ne mbesim të angazhuar deri në normalizimin e plotë të marrëdhëniet tona si dy shtete të pavarura.
“Gjermania është mbështetëse e madhe e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ka pasur rol jetik në progresin tonë të gjithanshëm, prandaj me presidentin e zgjedhur Frank-Walter Steinmeier, përveç ruajtjes së raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona, do ta rrisim edhe më shumë bashkëpunimin ndërshtetëror”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...