Një muaj paraburgim për zyrtarin qeveritar i dyshuar për mashtrim

12 Shkurt 2017 - 15:19      

Një muaj paraburgim i është caktuar Zahir Bajramit, zyrtar qeveritar, i arrestuar të enjten si i dyshimtë se ka kryer veprën penale “mashtrim”.

Masa e njëjtë e sigurisë është vendosur edhe ndaj A.B., të birit të tij.

Lajmin për caktimin e paraburgimit e ka konfirmuar për Kohavisionin zyrtarja për informim e Gjykatës Themelorë të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Drejtori i financave në Qeverinë e Kosovës, Zahir Bajrami bashkë me të birin janë arrestuar të enjten nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë të dyshimtit i kanë marrë viktimës një shumë të konsiderueshme të parave me qëllim që t’i heqin një dënim të shqiptuar nga një gjykatë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...