Edhe AKR pritet ta zgjedhë kryetarin pa konkurrencë

12 Shkurt 2017 - 12:43      

Edhe AKR pritet ta zgjedhë kryetarin pa konkurrencë, Behgjet Pacolli lider të partisë.

Përmes një komunikate për media Komisioni Zgjedhor i AKR-së, pas përfundimit të afatit për shpalljen e kandidaturave për president të AKR-së që mbaroi mbrëmë në orën 00.00, njofton se kandidati i vetëm i aprovuar nga KZ është presidenti aktual, Behgjet Pacolli.

“Pacolli si kandidat i vetëm do të vazhdojë garën për të fituar besimin e anëtarësisë së AKR-së në votimin që të mbahet të hënën e ardhshme me 20 shkurt 2017”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Komisioni Zgjedhor në bashkëpunim të ngushtë me komisionet Zgjedhore të Degëve po vazhdon përgatitjet për zhvillimin sa më të mirë të këtij procesi.

Kandidati ka të drejtën që për dy ditë të zhvillojë fushatën e tij nëpër degët e AKR-së.

“Komisioni Zgjedhor, poashtu njofton se votimi elektronik do të jetë i hapur me datën 18 shkurt 2017, nga ora 00.00 dhe do të qëndrojë hapur deri në ditën e votimit në ora 17.00. Antarët e AKR-së që jetojnë në Diasporë mund të votojnë për Presidentin e AKR-së në faqen ëëë.votoakr.com”, thuhet në komunikatë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...