Foto: KOHA

Republika e parë

12 Shkurt 2017 - 07:30      

Feride Hyseni është lindur e rritur në Mitrovicë, por fort e lidhur është me Kaçanikun.

Dita e 7 Shtatorit 1990 i sjell asaj në mendje kujtime për udhëtimin e frikshëm drejt qytezës jugore, shkruan sot “Koha Ditore”. Por gjithçka do të përmbysej natën e po asaj dite kur Hyseni, delegate e Kuvendit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, do të ngrinte dy gishtat e dorës së djathtë bashkë me 110 delegatë të tjerë për ta miratuar aktin më të lartë juridik, të njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

Kosova u shpall njësi e pavarur dhe e barabartë në kuadër të Federatës Jugosllave, që po i dridheshin themelet. Jugosllavia nuk e njohu.

Por përpjekje e plane të shumta ishin bërë tinëz para se delegatët të mblidheshin në shtëpinë e kulturës që tani mban emrin e dëshmorit “Xheladin Kurtaj” më 7 Shtator.

Ngjarje të tjera i kishin prirë. Më 2 Korrik, atë ditë të nxehtë në oborrin e ish-Kuvendit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, 114 delegatë me Deklaratën Kushtetuese do të jetësonin kërkesat e akumuluara për pothuajse një shekull nën regjimet jugosllave... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...