Foto: KOHA

Nëntë vjet...

12 Shkurt 2017 - 08:00      

Nëntë vjet pas shpalljes së Pavarësisë shteti që doli si kompromis nuk ka përmbushur as për së afërmi pritjet e qytetarëve.

Sigurisht - Kosova numëron disa arritje të mëdha, kryesisht në skenën ndërkombëtare, me të cilat mund të krenohet, para së gjithash, në sport dhe arte, shkruan sot “Koha Ditore”. Xhudistja Majlinda Kelmendi ia solli vendit medaljen e parë të artë nga Lojërat Olimpike “Rio 2016”, kurse filmi “Shok” vitin e kaluar hyri në nominimet e “Oskarit”.

Po ashtu, krahas organizatave të rëndësishme ndërkombëtare, Kosova arriti të bëhet pjesë edhe e shtëpive të mëdha të sportit më të popullarizuar - UEFA dhe FIFA. Janë edhe shumë individë të tjerë, si Rita Ora apo Dua Lipa, që dëshmuan se Kosova ka resurse njerëzore për të arritur majat e suksesit.

Por, situata brenda vazhdon të jetë e trishtë. Shteti “sui generis” që doli nga Pakoja e Marti Ahtisarit mbetet i tillë edhe për nga funksionaliteti. Kosova është kampion në Evropë sa i përket shkallës së papunësisë, varfërisë, korrupsionit e krimit të organizuar.

Nëntë vjet pas shpalljes së Pavarësisë, vendi mbetet edhe pa ushtri e edhe pa liberalizim vizash me zonën e Schengenit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...