11 Shkurt 2017 - 22:22
Në shkrimin kryesor për këtë temë, mund të lexoni: për 9 vjetët e shtetit “sui generis” të zhytur në varfëri, e me nivel “shqetësues” të krimit e korrupsionit, të vetmin të izoluar në rajon, për përplasjet dhe për dialogun që nuk solli normalizimin.
Gjithashtu, vijnë edhe shkrimet për “Anën tjetër të Pavarësisë”.
Krahas sukseseve në sport e art, mund të lexoni edhe “Nëntë fajtorët” e politikës.
“Kosovarçe” sjell “Republikën e parë” të shpallur në Kaçanik para 27 vjetësh.
Në faqet e botës zënë vend shkrimet për “Fshatin e utopisë” në Hungari, ku myslimanët dhe homoseksualët nuk janë të mirëseardhur, si dhe “Trumpomaninë që po pushton Rusinë”.
“7 shkronja” sjellin jetën e dramaturges Doruntina Basha.
Ndërkaq Fejton sjell “Dasmat shqiptare” të para më shumë se një shekulli, në sytë e ish-ligjëruesit në Universitetin e Cambridge-it, Wadham Peaccok.
Në Reportazh vjen rrëfimi për plakun e Bjeshkës së Popovës, që nuk e do qytetin.
“Baritoni nga Kosova që promovon të bukurën në skenat operistike”, dhe “Rapsodët e bashkuar në mision me hip-hop” janë shkrimet kryesore në faqet e kulturës.
“Monument” sjell historinë njëshekullore të “Kullës urbane të burgut” në Mitrovicë.
Kujtimi “me krenari i autogolit në ndeshjen historike” dhe rrëfimi për “Shpëtimin që ka shpëtuar karrierën në Suedi” janë disa nga shkrimet që zënë vend në faqet e sportit.
Shkrime tjera interesante nga kinematografia, shkenca, moda e shumëçka tjetër, mund të lexoni në numrin e së dielës me Kohën Ditore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
“E diela me Koha Ditore” flet për nëntë vjetët... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...