Hahn: Stabilitet në Maqedoni, ndryshe shpërthen i gjithë rajoni

11 Shkurt 2017 - 19:41      

Është në interesin e BE-së që në Maqedoni të ketë stabilitet dhe zhvillim të shtetit juridik.

Angazhimi i bllokut europian për kapërcimin e krizës që e ka lënë vendin pa një koalicion qeverisës u bë, sipas komisionerit të Zgjerimit Johanes Hahn, pikërisht për këtë qëllim.

“Interesi ynë është që Maqedonia të jetë e stabilizuar dhe aty të sundojë në vazhdimësi shteti i së drejtës”, tha diplomati austriak për gazetën gjermane “Zeit”, përcjell tch.

Të gjitha vendet e Ballkanit duhet të kenë perspektivë europiane, shtoi ai, duke lënë të kuptohet se kjo duhet të arrihet ndryshim në një proces evolutiv.

Komisioneri e bëri të qartë se Brukselit i vjen për shtat që në rajon të mos ketë trazira dhe mungesë stabiliteti, sepse kjo mund të rrisë edhe presionin e emigrantëve drejt BE-së.

Konfliktin e fundit mes Prishtinës dhe Beogradit ai e solli si shembull për faktin se progresi i arritur deri më tani nuk mjafton që të sigurohet një qëndrueshmëri afatgjatë.

Vetëm një fjalë e gabuar mund të gjenerojë konflikt, sipas zyrtarit të lartë europian. Për këtë arsye, theksoi ai, Komisioni Evropian duhet të angazhohet edhe për një zhvillim më të madh ekonomik, duke kujtuar se njerëzve u duhet perspektivë.

“Pasi papunësia është e madhe mes të rinjve dhe ka largim të personave të arsimuar. Dhe këto kërkojnë zgjidhje”, tha Hahn.

Për Hanin, qëllimi i BE-së duhet të orientohet drejt anëtarësimit të të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor në radhët e bllokut, sepse rajonit nuk i duhet shumë që të shpërthejë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...