Qeveria e pranon se është fajtore pse sektori publik është më i favorizuar se ai privat [video]

11 Shkurt 2017 - 19:16      

“Ngecja në liberalizimin e vizave dëmton bizneset”, ka thënë kryeministri i vendit Isa Mustafa në konferencën “Ambienti i Biznesit 2017”.

Mirëpo, për këtë, ai e ka hedhur fajin edhe tek opozitarët që sipas tij, nuk i kanë bërë mirë llogaritë e tyre, e as të vendit të cilën ata e përfaqësojnë.

Për shifrat e korrupsionit që janë prezente në vendin tonë, ai kërkoi nga të gjithë ta paraqesin çdo pengesë ose kërkesë korruptive që i paraqitet nga ndonjë zyrtar shtetëror.

Kryeministri ka thënë se gjatë këtij viti do të krijohen 25 mijë vende pune, duke e ulur papunësisë nën normën 20 për qind.

Duke debatuar me pronarë biznesesh Mustafa ka pranuar se fajtore për pabarazinë e të ardhurave në mes të sektorit publik dhe atij privat është vetë Qeveria.


Qeveria e pranon se është fajtore pse sektori... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...