11 Shkurt 2017 - 17:00
Në një sallë ku u bënë bashkë aktivistë të ardhur nga Prishtina, por edhe nga Tirana u shfaq dokumentari “10 Shkurti”, ku pasqyrohen protestat dhe përleshjet me policinë.
Në intervistën për Top Channel, Kurti tha se Vetëvendosja nuk i pranon presionet e fundit të Brukselit për të pranuar miratimin nga Kuvendi i Kosovës të marrëveshjes për vijën kufitare me Malin e Zi.
“BE ka dy kërkesa për Kosovën për liberalizimin e vizave. E para është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. E dyta, nënshkrimi i vijës së demarkacionit me Malin e Zi. E dyta nuk është e drejtë sepse Malit të Zi iu liberalizuan vizat dhe nuk iu vu kusht vija e demarkacionit me Kosovën”, deklaron Kurti.
I pyetur se a do të ketë më gaz në Parlamentin e Kosovës, Kurti është përgjigjur se “kjo nuk varet nga ne, por nga qeveria”.
“Ne urojmë që të mos na sjellin një marrëveshje të tillë që gjymton territorin dhe në të njëjtën kohë Kosova humbet kurrizin e vargmalit, burimet ujore, por dhe bukuritë natyrore”, ka thënë Kurti.
Për marrëveshjen për demarkacionin, Kurti ka thënë se ajo marrëveshje ka vdekur dhe ne nuk lejojmë ringjalljen e saj”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...