11 Shkurt 2017 - 15:13
Por, në postimin e tij në Facebook, ai pati edhe një porosi për, siç thotë ai, “klanin e Millosheviqit”.
“Nuk më shqetëson Klani i Millosheviqit. I kam respektuar ligjet e vendit tim dhe ligjet ndërkombëtare! Jam përballur me akuzat më monstruoze të prodhuara nga vrasësit e popullit tim dhe në një proces të gjatë e të mundimshëm, jam shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet, nga instanca më e lartë e drejtësisë ndërkombëtare. Këtij verdikti i është bindur krejt Bota”, ka thënë Haradinaj, raporton Koha.net.
Sipas ish-kryeministrit Haradinaj, të vetmit që vazhdojnë të merren me këtë punë janë “politikanët e Klanit të Millosheviqit, të cilët më nuk kanë kurrfarë fuqie që në emër të, gjoja drejtësisë, t'i shtyjnë agjendat e tyre politike, dhe unë nuk i marr fare seriozisht”.
“Shpejt do t’i kthehem punës për vendin tim. Ky është i vetmi preokupim imi”, përfundoi ai.
Ndërkaq, avokati i tij mbrojtës, Arianit Koci, ka thënë se “spekulimet për z. Haradinaj dhe të tjerët, se mund të procedohen penalisht në Gjykatën Speciale (Dhomat e Specializuara), e dëmtojnë jo vetëm Ramushin, por edhe Kosovën në përgjithësi”.
“Tribunali i Hagës e ka liruar nga çfarëdo përgjegjësi penale z. Haradinaj, për tërë periudhën e luftës”, ka potencuar Koci.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...