Në Graçanicë shënohet Dita Evropiane e Numrit Emergjent 112

11 Shkurt 2017 - 14:07      

Agjencia për Menaxhim Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me rastin e Ditës Evropiane të Numrit Emergjent 112, filloi manifestimin publik në komunën e Graçanicës, ndërkohë që manifestimet po vazhdojnë edhe në komunën e Pejës dhe në Mitrovicë.

Ceremoninë kryesore e hapi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, i cili tha se është i lumtur që merr pjesë në hapjen e kësaj fushate të numrit unik 112, numrit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Me këtë rast ai falënderoi misionin e UNDP-së për mbështetjen e vazhdueshme për projekte me rëndësi për qytetarët.

“Vërtetë është kënaqësi që të marrë pjesë në promovime të tilla, të promovimit të numrit emergjent, sepse dihet që sipas direktivave të Bashkimit Evropian ne duhet të kemi një numër unik të emergjencave. Ne sot jemi në mbështetje edhe të aktiviteteve tjera që do të mbahen, sepse kjo është shumë e rëndësishme,sidomos për fëmijët që mos të jenë të ngarkuar me shumë numra, por të bazohen vetëm te një numër”, tha Hoxha

Ai vuri në dukje përkushtimin e MPB-së dhe të organizatave që e mbështesin,se përveç rendit dhe sigurisë publike, si objektivat kryesore të qeverisë, ju jepet shumë rëndësi edhe mbrojtës së jetës dhe pronës së qytetarëve të Kosovës, duke u fokusuar që të mbetemi tek një numër unik, që do të mbetet edhe më tutje dhe do të ketë përpjekje maksimale që gjatë këtij viti të ketë avansim edhe të numrave tjerë për nevoja të qytetareve dhe që gjatë këtij vitit të kemi integrimin e të gjitha thirrjeve.

“Po e shprehë përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për mbështetjen qoftë të aktiviteteve tjera, por edhe hartimin e politikave në mënyrë që hartojmë legjislacionin me vendet e BE-së, sepse aty është edhe synimi i jonë që të jemi qytetarë të botës së ndërlidhur dhe të bashkëjetesës më të gjithë qytetarët”, theksoi zëvendësministri Hoxha.

Ndërsa analisti i Programit për Mjedis, Klimë dhe Rezistencë ndaj Fatkeqësive i UNDP-së, Fumihiko Tominaga, theksoi se UNDP ka vazhduar që të përkrahë për eliminimin e rreziqeve dhe fatkeqësive natyrore në Kosovë që nga viti 2010, dhe është vazhduar që të përkrahet edhe në dita e numrit unik të emergjencave 112.

Ai tha se është shumë e rëndësishme se këtu është kuptuar se është duke u bërë një punë e mirë në prezantimin e këtij numri dhe që zyrtarët janë gjithmonë të gatshëm të përgjigjen. Ai tha se Kosova është vendi i parë në rajon që e ka numrin unik dhe që shumica e qytetarëve janë në njohuri të këtij numri.

Në këtë konferencë që u mbajt në objektin e komunës së Grançaniës, folën edhe Zana Hoxha-Edip nga UNDP dhe Mahir Hasani nga Agjencia për Menaxhim të Emergjencave. Tre zyrtarëve më të dalluar të komunës së Grançaicës në fushën e emergjencave iu ndanë mirënjohje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...