11 Shkurt 2017 - 12:15
Në këtë konferencë, kreu i ekzekutivit kosovar, Isa Mustafa, që është edhe udhëheqës i kësaj konference, ka debatuar me pronarë biznesesh, të cilët kanë shprehur kërkesat e tyre në të bërit biznes në Kosovë.
Mustafa, duke iu përgjigjur atyre, ka pranuar se fajtor për pabarazinë e të ardhurave në mes të sektorit publik dhe atij privat është vet Qeveria.
“Të gjithë po donë të punojnë në sektorin publik sepse të ardhurat i kanë më të mëdha. Por, ata nuk janë fajtorë. Fajtor është Qeveria që s’ka siguruar barazi në të ardhura dhe që e ka deformuar tregun e punës, sepse inxhinierët më me dëshirë punësohen në sektorin publik sesa në atë privat. Prandaj, ne duhet t’i bëjmë këto korrigjime”, ka theksuar kryeministri Mustafa, raporton Koha.net.
Mustafa ka thënë gjithashtu se nuk pajtohet me ata që thonë se Kosova është vendi më i korruptuar, me papunësinë më të lartë çka tjetër, sepse, sikur të ishte kështu, “unë s’do të ulesha në të njëjtin vend me ju, e as ju me mua”.
Ai tha se rritja ekonomike, që është më e larta në rajon, është krijuar duke iu falënderuar bizneseve, ndërsa Qeveria vetëm i ka krijuar masat e politikave ekonomike që iu përgjigjen atyre.
“Ju aktualisht punësoni numrin më të madh të punëtorëve në Kosovë, sepse sektori publik është i kufizuar. Janë rreth 80 mijë punëtorë dhe më shumë s’ka mundësi të ketë në sektorin publik”, theksoi Mustafa.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...